Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama sulmon Vangjel Dulen: Nëse doni sherr, keni atë, nëse doni prova keni Tavon

Rama sulmon Vangjel Dulen: Nëse doni sherr, keni atë, nëse doni

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Himarë nga ku nisi “fushatën” për shpërndarjen e titujve të pronësisë.

Teksa filste para himariotëve, Rama sulmoi Vangjel Dulen kreun e PBDNJ-së. Rama iu drejtua himariotëve duke iu thënë se nëse donin prona, t’i drejtoheshin Vangjel Tavos. Dhe nëse donin sherr, kishin Vangjel Dulen.

“Atëherë, 4 mijë certifikatat e shtëpive të trashëguara do të jepen brenda këtij viti. Prefekti dhe Prefektura është adresa për çdo lloj problemi që keni. Do t’i qëndrojë mbi kokë duke iu ndihmuar, duke iu orientuar. S’keni punë fare ju, shkuat te Kadastra, ju nxorën ndonjë problem, keni Vangjelin. Unë thashë Vangjel Tavon, nëse do pronë ke Vangjel Tavon, nëse do sherr ke Vangjel Dulen”, tha ai.

 

Të fundit