Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama-opozitës: Gati për dialog, por pa ultimatume. Nuk pranojmë ndërmjetësues të huaj për zgjidhjen e krizave

Rama-opozitës: Gati për dialog, por pa ultimatume. Nuk pranojmë
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama "i ka shtrirë" sërish dorën e bashkëpunimit opozitës. Ai ka thënë se PS është e hapur për dialog, por pa "urdhra dhe kërcënime". Sipas Ramës, me komunikim opozita dhe qeveria mund të bashkëpunojnë shumë mirë.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri u shpreh se PS nuk do të pranojë ansjë ndërmjetësues të huaj për të zgjidhur ngërçet. Rama është duke prezantuar programin qeverisës së PS.

"Unë nuk dua të drejtoj gishtin sot nga pala tjetër, por dua të mbaj pjesën e fajit tim dhe shumicës qeverisëse për aq sa na takon që do jetë më shumë e një fjalë për të kaluar radhën por është vijë mendimi e do jetë vijë sjellje gjatë këtij mandati.

I kemi dëgjuar në distancë disa synime tuaja. Jemi të hapur të dialogojmë me ju por një gjë mbajeni parasysh, me urdhra, kërcënime, ultimatume me ne nuk keni arritur e s’do arrini asnjëherë asgjë. Me komunikim të drejtpërdrejtë mund të merremi vesh për shumëcka.

Dora jonë është e shtrirë drejt PD, vijë mendimi, jo fjalë për kaluar radhën. Të jemi të qartë, nuk duam lëshim nga ju, jemi gati të dialogojmë për çdo lëshim që ju doni. Asnjëherë dhe për asnjë arsye unë dhe kjo shumicë nuk do të pranojmë asnjë ndërmjetësues të huaj për të zgjidhur krizat", tha Rama.

Të fundit