Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama paralajmërim "intelektualëve" dhe "humoristëve": Që të mos shkojmë te 'mbyllja e madhe', bëni mirë të respektoni rregullat

Rama paralajmërim "intelektualëve" dhe
Në foto: Kryeministri Edi Rama në konferencë për shtyp

Mbyllja e vendit në fashën orare 22:00 me 06:00 ka sjell tepër reagime. Shumë qytetarë, por edhe persona publik, mendojnë se kjo masë nuk vlen për rrethet ku lëvizja më e madhe dhe shumica e aktiviteteve kryhen gjatë ditës.

Gjatë një komunikimi për mediat, kryeministri Rama ka zgjedhur të ironizoi këta persona, ndërsa këshillon të gjithë “intelektualët dhe humoristët” që komentojnë në faqen e tij, të respektojnë rregullat për të shmangur “mbylljen e madhe”.

“Kam parë shumë intelektualë dhe humoristë në faqen time që thonë “jo po nga ora 22:00 deri në 6 virusi fle.

Ne do të bëjmë çmos që të mos mbyllemi. Bën mirë gjithsekush të respektojë rregullat. Që të mos vijmë të mbyllja e madhe që do të ishte shumë e rëndë për ne. Kur të tjerët kanë vetëm covid ne kemi edhe të gjitha plagët e tërmetit që nuk i kemi lënë mangët as asaj. Ne kemi edhe ekonominë që s’i kemi lënë gjë mangët as asaj.

Masat duhet të respektohen. Deri tani nuk kemi parë një situatë të tillë që të na detyrojë t’i rikthehemi vendimit për shkollat. Ndryshe nga ç’ thuhet, stafet pedagogjike po bëjnë një punë të mrekullueshme për ta mbajtur situatën në kontroll”, tha Rama.

Të fundit