Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama paralajmëroi largime nga Policia e Shtetit, Çuçi njofton konferencë për mediat

Rama paralajmëroi largime nga Policia e Shtetit, Çuçi njofton
Bledi Çuçi

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka njoftuar një konferencë  për mediat në orën 11.00. Ky komunikim me meidat vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit.

Vendimi i Ramës erdhi pas ngjarjes së rëndë në Velipojë, ku mbetën të pajetë katër persona dhe u plagosën dy te tjerë. Kryeministri tha dje nga Vlora se reformimi që ishte parashikuar të ndodhte në shtator, do të realizohet tani.

“Kam thirrur ministrin e Brendshëm dhe drejtues të policisë për të mos humbur kohë për të lançuar sa më shpejt një fazë të re të ristrukturimit që është përgatitur por që për arsye të mirëkuptueshme është momenti që të përshpejtohet për disa javë dhe të mos presim fundin e verës", u shpreh kreu i qeverisë për gazetarët.

Të fundit