Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama paralajmëron reformim tek ujësjellësat, ultimatum kryebashkiakëve: Qëndroni larg guroreve!

Rama paralajmëron reformim tek ujësjellësat, ultimatum

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi reformim të ujësjellës-kanalizimeve. Në mbledhjen publike me kryebashkiakët, ai tha se ujësjellësat nuk mund të kthehen si zyra punësimi për njerëz që thjesht duan të marrin një rrogë.

Kryeministri theksoi se pjesa më e madhe e bashkive janë në shkelje të ligjimit për mënyrën sesi i kanë menaxhuar ujësjellësat.

Ai nënvizoi se do bëhet një skanim i burimeve njerëzore të ujësjellësave me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë.

Sipas tij furnizmi 24 orë është i pamundur, nëse vazhdon të ketë abuzime dhe humbje sikurse evidentoi se po ndodhin aktualisht.

“Dhe ne kemi përgjegjësi që nuk e shmangim dot dhe nuk e delegojmë dot më duke ju thënë qytetarëve që ujësjellësin e ka Bashkia. Ata kërkojnë shërbimin, nuk duan të dinë kush e ka. Jo vetëm që në aspektin e përgjegjësive ligjore, pjesa dërrmuese e bashkive janë në shkelje të ligjit.

Të merrni masat vetë përpara se këto pasqyra të tregojnë gjëra që do mbeten në historinë e humorit dhe satirës shqiptare. Me këtë tabelë që është këtu të para të humbjeve duke filluar nga Vlora dhe duke shkuar më poshtë, ju e dini vetë se çfarë bëni. Por aty përgjegjësia duhet të jetë e drejtëpërdrejtë, nga drejtuesit deri tek menaxherët. Duhet të jetë e menjëhershme.

Rekrutimet për drejtuesit nuk duhet të bëhen më. Do kërkojmë ndihmën e partnerëve tanë për të bërë rekrutimet serioze. Këto nuk janë mall i huaj të cilit prej 30 vitesh i bie me top duke shpërdoruar mandatin e dhënë nga qytetarët. Këto janë ndërmarrje dhe do funksionojnë si të tilla. Nuk janë zyra punësimi që nuk duan të punojnë dhe të marrin një rrogë dhe nuk janë fare në Shqipëri", tha kryeministri.

Rama iu tha prerë kryebashkiakëve se duhet të marrin masa, në të kundërt qeveria do të reagojë. Kryeministri e cilëson abuzimin në administratat vendore si një kancer që përpin buxhetin e shtetit.

“Fjalët të gjitha janë thënë është koha për të vepruar. Nuk do lejojmë që paratë e popullit të abuzohen në këtë farë feje të qeverisjes ekstreme të këtij sektori. Më të mirët janë në pozitë shumë të disfavorshëm me shifrat. Është një problem administrimi dhe keqqeverisje. Është kronike e shumë viteve, ne nuk mund ta pranojmë të tillë. Është një tendencë e një kanceri agresiv që përpin nga shteti të ardhura marramendëse. Rezulton si një ofendim i madh për familjet që paguajnë”, tha Rama.

Ky i fundit bëri me dije se shumë shpejt do t'i mbledhë sërish kryebashkiakët dhe fokusi do të jenë gurore.

Rama i paralajmëroi ata që të qëndrojnë larg guroreve, ndërsa i kërkoi që të përmirësojnë situatën me mbetejet dhe furnizimin me ujë.

"Nuk ka asnjë ngritje shqetësimi dhe për sa i përket guroreve, do iu lutesha t’i qëndroni larg kësaj pune", tha kryeministri. 

 

 

Të fundit