Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama paralajmëron ardhjen e presidentit francez Macron në Tiranë

Rama paralajmëron ardhjen e presidentit francez Macron në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vilnius të Lituanisë, ku po mbahet Samiti i NATO-s.

Në ditën e dytë të Samitit, Rama ka ndarë në Facebook një foto me presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Krahas fotos, Rama shkruan se Macron po përgatitet për një vizitë në Tiranë.

“Vilnius, Lituani -  Me Presidentin e Francës, Emanuel Macron, i cili po përgatitet për të ardhur në Tiranë”, shkruan Rama.

Nëse vizita e Macron ndodh, do të jetë hera e dytë që vjen në Shqpëri. Presidenti i Francës ishet i pranishëm edhe në Samitin BE-BP më 6 Tetor të vitit të shkuar.

Të fundit