Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama paralajmëron: E hëna pa makina, tre ditë në javë punë nga shtëpia

Rama paralajmëron: E hëna pa makina, tre ditë në javë

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me përfaqësues nga Shoqata e Transportit, paralajmëroi se do të zhvillojnë një mbledhje për ta bërë ditën e hënë një ditë pa makina.

Kjo do të bëhet në kuadër të kursimit të naftës nga konsumatori. Rama shtoi se mund të ketë edhe një vendim për të garantuar që punëtorët të qëndrojnë tre ditë të javës duke punuar nga shtëpia.

“Do të bëjmë një tjetër mbledhje që ta bëjmë ditën e hënë pa makina. Nëse do të vendosim kështu. Por do të vijë gradualisht. E hëna pa makina, për të kursyer jo për ekologji. Ose flasim për tre ditë mos vajtje në punë njësoj si me Covidin”, tha Rama.

 

Të fundit