Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama paralajmëron Kosovën: Po hyn në një kurs përplasjeje me bashkësinë euroatlantike

Rama paralajmëron Kosovën: Po hyn në një kurs

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot Kosovën se po hyn në një kurs përplasje dramatike me bashkësinë euroatlantike.

Pas komunikimit të anulimit të mbledhjes së dy qeverive në një konferncë për mediat, Rama u shpreh qëndrimi i Shqipërisë është i njëjtë me ata të partnerëve ndërkombëtarë dhe se nuk ka shans të ‘zhvendoset nga boshti i bashkisë euroatlantike’.

“Shqipëria nuk funksionin e izoluar. Marrëdhënie e Shqipërisë me Kosovën është një marrëdhënie vëllazëria, por Shqipëria është një shtet, pjesë e pandashme e bashkisë euroatlantike, anëtare e NATO- dhes nuk ka shans që të zhvendosemi nga boshti i bashkisë euroatlantike.

Ne mendojmë 100% njësoj siç mendojnë aleatët tanë në këtë rast. Ashtu sikundër ju kam thënë që kur disa prej partnerëve i thoshin Albinit dhe autoriteteve të Kosovës mos i mbani zgjedhjet në veri unë isha 100% me Albinin që zgjedhjet duhet të mbaheshin.

Sot jo vetëm që nuk ndajmë opinionin për mënyrën si po veprohet por ne si vend jemi 100% kundra mënyrës si po veprohet.

Kosova po hyn në një kurs përplasje dramatike me bashkësinë euroatlantike., Kosova nuk është aspak ndonjë arsye tjetër, Kosova është Kosova”, tha Rama.

Të fundit