Flash News
Largohen bllokadat, hapen të gjitha pikëkalimet kufitare me Serbinë
Zhduket vajza e mitur në Lushnje
Boksier i njohur/ Zbulohet pronari i 'Range Rover'-it që u qëllua me armë në Shkodër
Të shtëna në Shkodër, qëllohet me armë drejt ‘Range Rover’-it
Vrau babain dhe e hodhi në pus, dalin para gjykatës Esmerald Balla dhe shoku i tij
Rama paralajmëron riorganizim të PS, “kyç” gojën për kërcënimet ndaj Ahmetajt
Pak para nisjes së Asamblesë Kombëtare të PS, e cila do të zhvillohet me dyer të mbyllura, kryeministri Edi Rama mbajti një prononcim të shkurtër për gazetarët.
Rama tha për mediat se do të jetë një mbledhje për të analizuar raportet e për të diskutuar, teksa njoftoi edhe një riorganizim të PS.
“Kjo është një mbledhje pune, raportimesh dhe diskutimesh lidhur me hapat e tjerë që do të ndiqen në funksion të objektivit për të riorganizuar tërësisht PS dhe për ta bërë gati për fitoren e radhës. PS është në një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe ne jemi shumë të vetëdijshëm që është më e nevojshme se asnjëherë më parë një hapje e madhe e partisë. Nuk kemi sot asnjë plan për të bërë ndryshime. Sot jemi për të bërë një analizë”, tha Rama.
I pyetur për akuzat e ngritura nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetajt se është kërcënuar nga vetë Rama, ky i fundit nuk bëri komente.
Sa i përket mundësisë për të ndëshkuar ndonjë nga anëtarët për punën e bërë, Rama la të nënkuptohej se do të ketë rokadë.
“Fjala ndëshkim nuk i shkon një organizimi të një familje politike. Ndërkohë që riorganizimi nënkupton edhe lëvizje dhe ripozicionime”, shtoi kryeministri.