Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama paralajmëron: Mund të mos furnizohemi me naftë, po bllokohen eksportet

Rama paralajmëron: Mund të mos furnizohemi me naftë, po bllokohen

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se vendi mund të ketë probleme me furnizmin me naftë. Gjatë një takimi me sipërmarrësit në Durrës, ai tha se ky shqetësim është në Shqipëri dhe në shumë vende të tjera.

Kreu i qeverisë u shpreh se po bllokohet eksporti. Nga ana tjetër, Rama shtoi se kriza energjitike nuk është më pak shqetësuese.

“Është çështja e frikës nga furnizimi, që është edhe këtu. Problemi kryesor sot që kanë kompanitë është se a do kemi mundësi të mbajmë normal furnizimin. A do të kemi mundësi të sjellim në vijim të gjitha sasitë, sepse vendet kanë filluar të bllokojnë eksportet.

Nevoja për karburant nuk është më e vogël. Ashtu sikurse dhe me energjinë. Ndërkohë që nafta është një element goditës për ata që kanë makinë, po kaq problem është edhe energjia”, tha Rama.

Të fundit