Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama 'sulm' Veliajt? 4-5 mijë metra pa leje në sheshin “Skënderbej”, pallati aty vetëm nuk bërtet

Rama 'sulm' Veliajt? 4-5 mijë metra pa leje në sheshin

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndërtuesit që abuzojnë me ndërtimet pa leje, ndërsa iu referua Tiranës.

Madje, duke u ndalur te ndërtimet pranë Sheshit 'Skenderbej', Rama tha se ka ndërtime pa leje dhe paralajmëroi se do të konfiskohen për interes publik dhe ndërtuesit do të ndiqen edhe penalisht.   

“Nëse këta shkelës milionerë do të përdorin ndonjë gjykatës të korruptuar siç ka ndodhur në disa raste, një gjë është e sigurt ata do bllokojnë veten e tyre në çdo derë të këtij shteti dhe do të shuhen si aktorë ekonomikë, do të kenë pasoja shumë më të rënda, sesa konfiskimi që ja kanë marrë tokës apo qiellit. Boll më ndërto me teorinë, korrupto policin, inspektorët dhe në fund futi një legalizim fitimeve marramendëse në rrugë të paligjshme.

Nuk do ketë më kurrë legalizim të kateve me qëllim përfitimi. Shtesat e ndërtuara pa leje vetëm mund të shemben ose konfiskohen në rast se nuk para blihen apo dhurohen. AMP duhet të hapë hetimet për të gjithë punonjësit e Policisë ku janë ndërtuar këto ndërtime pa leje.

Del që në Tiranë janë ndërtuar pallate pa leje, dhe natyrisht shefi i komisariatit në atë zonë nuk ka më mundësi te jetë shef Komisariati. Ai pallat ose do të shembet ose do të konfiskohet. Ne nuk jemi kujtuar sot, jemi kujtuar që ditën e parë që kemi ardhur në detyrë.

Ato që do të konfiskohen do të çohen për strehim social apo për mjedise pune për institucionet se kemi ende që janë me qera, paguajnë qera nga taksapaguesit, ndërsa 4 -5 mijë metra janë këtu ngjitur në sheshin Skënderbej në vend perfekt.

Do t’i marrim ose do të na i japin. I bëj thirrje ndërtuesve të përfshirë në këtë çorbë që mos tentojnë fare të përdorin blerësit apo klientët, as mos mendojnë t’i shpëtojnë ligjit për ndërtimet pa leje. Milionerë që ndërtojnë paletë pa leje. Shemben ose konfiskohet për interes publik”, tha Rama.

 

 

Të fundit