Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama paralajmëron ndryshim të çmimit për energjinë elektrike, kush do të preket

Rama paralajmëron ndryshim të çmimit për energjinë

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndryshim të energjisë elektrike.

Gjatë fjalës në Kongresin e PS, Rama tha se familjet e pasura, ë sipas tij janë 5% e popullsisë, do të paguajnë me një çmim të lartë.

“Nuk e dimë dhe sa kohë akoma do duhet të përballemi me këtë çmenduri në çmimin e energjisë elektrike, prandaj edhe së paku jo se do të na zgjidhë problemin, por në funksion të asaj kemi më shumë nevojë sot të shpërndarjes së barrës dhe marrjes përsipër të peshave nga kjo peshë e përbashkët, ne së shpejti do të vendosim një çmim tjetër për të gjithë ata që konsumojnë energji eklektikë shumë më tepër se masa e gjerë e popullit se janë më të pasur.

Nuk ka asgjë më normale sesa ne të shkojmë kundër rrugës për të mos lejuar që pensionistet të kenë një dhimbje koke të shtuar për shkak të faturës së energjisë, por 5% e konsumatorëve që konsumojnë 25% të energjisë nuk mund dhe nuk do të vazhdojmë t’i mbajmë me të njëjtën përkujdesje siç bëjmë për pensionistë”, tha Rama.

 

Të fundit