Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama paralajmëron “rikthim të akullt” me Vuçiç, por sulmon edhe Kurtin

Rama paralajmëron “rikthim të akullt” me

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për rrëmbimin e tre efektivëve të Policisë së Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim. Në një postim në Twitter, Rama paralajmëron rikthimin e akullt mes Shqipërisë dhe Serbisë, në rast se nuk lirohen efektivët.

Kryeminstri nuk humb rastin të sulmojë edhe Albin Kurtin, të cilit i kërkon të dalë nga guaska ose në të kundërt do të humbasë veriun e Kosovës.

“Sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa! Kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen!

Nga ana tjetër nëse de-eskalimi nuk ndodh e humbura e madhe do të jetë Kosova - sepse Serbia mbase nuk jeton dot pa u ri-izoluar! Druaj shumë se sa më shumë Albini këmbëngul në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të agravohet, duke rikthyer KFORin në krye të punës!

E atëherë lamtumirë për kushedi sa kohë edhe kontrollit formal të shtetit mbi krejt territorin dhe ta gëzojmë një Republikë të KFORit në Veriun e Kosovës! Albin dil nga guacka e vetizolimit dhe mos e humb Veriun duke parë kudo armiq e tradhëtarë! Koha është tani dhe po fluturon!”, shkruan Rama në Twitter.

Të fundit