Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama pas takimit me naftëtarët: E pritën me pozitivitet, vijon puna për gjetjen e investitorit, në kontakt me 3 kompani

Rama pas takimit me naftëtarët: E pritën me pozitivitet, vijon

Në përfundim të takimit me naftëtarët, kryeministri Edi Rama deklaroi se 870 naftëtarë dhe punonjës të rafinerisë, do të marrin 40 mijë lekë të vjetra neto në muaj. Kjo pagesa shtoi ai, do të vlejë derisa të gjendet investitori dhe të rinisë puna në rafineri.

Sa i përket gjetjes së investorit, Rama tha se po vijon puna dhe se është në kontakt me tre kompani.

“Është pritur me shumë pozitivitet nga ana e tyre. Në këtë kohë kaq të vështirë, nuk është e lehtë, por sidoqoftë ne jemi të bindur se kemi bërë gjënë e duhur, duke vendosur një pagë 40 mijë lekë neto për 12 muaj në mënyrë që këta njerëz të kenë sigurime të plota dhe garancinë e një page mjaft të arsyeshme duke marrë parasysh situatën e vështirë.

Nuk i kemi të pakushtëzuara mundësitë, por ky grup njerëzish meritonin një kujdes të veçantë. Vazhdojmë intensivisht procesin, në momentin që do kemi invesitorë naftëtarët nuk do marrin ndihmën. Jemi në kontakt me tre kompani të mëdha, të rëndësishme”, tha Rama.

Të fundit