Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama – pensionistëve: Disa thonë ulni rrogat e deputetëve, por ata ju duhen se dalin në TV

Rama – pensionistëve: Disa thonë ulni rrogat e deputetëve,

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me pensionistët ku foli për indeksimin e fundit të pensioneve.

Gjatë fjalës së tij, Rama iu referua rrogës së deputetëve dhe e quajti të pamundur të sakrifikonte pagën e tyre, për hir të pensionistëve të cilët nga indeksimi morën vetëm 7 mijë lekë.

Rama tha se deputetët u duhen pensionistëve, për të dalë në televizor.

“Disa i bien shkurt, thonë ulini rrogat deputetëve dhe jepjani pensionistëve, shkon me atmosferën e krijuar që mirë gjithë dita u kalon me nipa e mbesa, nuse e dhëndurë, por ju duhen dhe ata në fund të ditës që ju dalin në TV dhe ua bëjnë ditën natë, Është komplet absurd, ata që marrin rroga më të larta paguajnë më shumë për pensionet çdo muaj, japin kontribut për pensionet, pensionet mbulohen me ato kontribute. Taksat nuk paguhen për pensionet”, deklaroi Rama.

Të fundit