Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama për Corriere della Sera: Akuzat për qendrat e emigrantëve, të mbytura nga mediat sociale

Rama për Corriere della Sera: Akuzat për qendrat e emigrantëve,

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Corriere della Sera, ka tentuar të relativizojë kritikën për rolin e Shqipërisë në menaxhimin e qendrave për emigrantët, duke i quajtur akuzat “të mbytura nga balta e mediave sociale”.

“Akuzat janë bërë pjesë integrale e jetës sonë, të cilat mbyten çdo ditë nga balta e pafundme e mediave sociale, ndërsa shpejtësia marramendëse me të cilën lëviz bota e informacionit e bën gjithnjë e më të vështirë të kuptohet e vërteta, pasi këmbët e gënjeshtrave janë bërë edhe më të shpejta në qarkullim nëpër botë. Shqipëria nuk ka investuar asnjë euro në këtë projekt, kështu që të paktën në këtë rast nuk mund të akuzohemi si zakonisht”, tha Rama, duke e paraqitur situatën si një problem të mediave dhe jo si dështim të marrëveshjes me Melonin.

Rama gjithashtu foli për Paktin e Ri Evropian për Migracionin.

“Pakti i ri Evropian për Migracionin do të na tregojë se si do të evoluojnë këto qendra. Dhe grupi i vendeve të përfshira është i konsiderueshëm”, tha Rama.

Të fundit