Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama për 'France 24': BE i dha Ukrainës një “ pilulë antidepresive”

Rama për 'France 24':  BE i dha Ukrainës një “

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka përshkruar statusin e kandidatit në BE si “një lloj pilule antidepresive” për të rritur moralin e vendeve kandidate.

Duke u ndalur te rasti i Ukrainës, Rama tha në një intervistë për “France 24” se nuk ka frikë që mund të parakalojë Shqipërinë në rrugën e integrimit Europian, ndërsa përsëriti edhe një herë zhgënjimin për mosmbajtjen e premtimeve nga ana e Bashkimit Europian.

“Statusi kandidat është si antidepresiv, për të dhënë pak moral, për të rritur hormonet për të ecur përpara për ca kohë. Pastaj kupton se ka shumë për të bërë. Vetëm se shpresoj që Ukraina të mos presë 117 vite, siç po pret Maqedonia e Veriut prej 17 vitesh.

Ata e meritojnë absolutisht. Ndoshta janë prapa me reformat, por po parandalojnë përparimin e kundërreformës më të frikshme të botës, që Putin dëshiron të realizojë.

 Nuk më ka shkuar kurrë në mendje që është e padrejtë”, tha Rama në një intervistë për “France 24”.

 Në përmbyllje Rama sërish risolli në tryezë fjalinë e tij krahasuese ku shprehet se: Putin është shumë sëmurë, por Brukseli nuk duket shumë i shëndetshëm.

 

Të fundit