Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama për France24: Zgjedhjte u njohën nga OSBE-ODIHR. Dënimi i Llallës dhe politikanëve, sinjal i mirë

Rama për France24: Zgjedhjte u njohën nga OSBE-ODIHR. Dënimi i

"Një sinjal të mirë për shtetin e të drejtës" Kështu e ka cilësuar kryeministri Edi Rama dënimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe nëse dënohen  ish-personalitete të gjyqësorit dhe politikës.

Gjatë intervistë për kanalin televiziv "France 24", Rama tha se Shqipëria është përfshirë në një “betejë” për të reformuar sistemin e saj gjyqësor përballë korrupsionit, një shenjë që ai thotë për ardhjen e një “demokracie funksionale”.

“Nëse Shqipëria nuk do të kishte probleme, sot do të ishim në BE. Prandaj ne kemi hyrë në këtë betejë për të reformuar drejtësinë. Nëse ish-kryeprokurori, dhe ish-personalitete të gjyqësorit dhe politikës dënohen është një sinjal i mirë për shtetin e të drejtës, prandaj ne vazhdojmë këtë proces negociatash, për të ndërtuar një shtet të së drejtës, një demokraci funksionale”, u shpreh Rama.

Teksa u ndal tek integrimit në Bashkimin Europian, Rama tha se nuk nuk e surprizon asgjë në Bruksel.

“Duhet thënë që para pandemisë ishte vendosur që negociatat do të hapeshin. Më pas u mor vendimi për të shtyrë konferencën. Unë tashmë pres dhe nuk më surprizon asgjë në Bruksel, sepse ka çdo ditë dinamika të brendshme, ka çdo ditë një histori që është e vështirë.”, pohoi kreu i qerverisë.

Mes të tjerash kryeministri u ndal dhe tek zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ndërsa cilësoi se ato u njohën nga OSBE/ODHIR-i.

“Ne kemi një raport nga OSBE/ODIHR që janë shumë të qartë për integritetin e fushatës dhe zgjedhjeve. Jam shumë i kënaqur që mu bë pyetja, se kam lexuar artikuj të pavërtetë edhe në Francë. Nuk janë të dhëna personale individuale që kanë dalë, por janë dhënë tek organizata e partisë, që nuk kanë lidhje me të dhënat personale. Së pari, të dhënat dhe regjistri i gjendjes civile në Shqipëri ka qenë publik në internet përgjatë viteve. Së dyti, numri i kartave të Identitetit, nuk është personal. Është një numër që tregon që këtë kartë e ka ky person në shërbimin civil, por nuk është e dhënë sensitive.” tha Rama.

Të fundit