Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama për gazetën italiane: Po të isha kryeministri i Italisë do të emëroja ministër futbollistin e Juventusit

Rama për gazetën italiane: Po të isha kryeministri i Italisë

Kryeministri Edi Rama ka folur për gazetën prestigjoze italiane “Tuttosport”, lidhur me finalen e Conference League që do të zhvillohet në Tiranë në 25 maj, ku do të përballen Roma me Feyenoord.

Rama ka folur dhe për ekipin e tij të zemrës, skuadrën italiane të Juventusit, ndërsa u ndal tek lamtumira e kapitenit të Juventusit Giorgio Chiellini, i cili do të lërë futbollin pas 17 sezonesh të nivelit të lartë me Juventusin.

Rama nuk e ka fshehur vlerësimin për futbollistin, teksa tha se po të ishte kryeministër i Italisë do ta emëronte Chiellinin ministër në kabinet.

 “Po të isha Draghi (kryeministri italian), do t’i propozoja Ministrinë e Rinisë. Në mirëbesim të plotë Chiellini do t’i jepte brezit të ardhshëm përgjegjësinë e mbrojtjes së vlerave”, u shpreh Rama.

Të fundit