Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama për marrëveshjen PD-LSI: Duan të lidhin Lulin me zinxhirë për interes të Ilirit dhe Saliut

Rama për marrëveshjen PD-LSI: Duan të lidhin Lulin me
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e Presidentit Ilir Meta se nëse PS do të marrë 71 mandate në 25 prill ai do të japë dorëheqjen nga posti. Ai tha se Kreu i Shtetit i fton shqiptarët të zgjedhin atë ose Reformën në Drejtësi.

Ndërsa foli edhe për firmosjen e marrëveshjes PD-LSI, ai sulmoi kryedemokratin Lulzim Basha, ish-kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e  LSI-së, Monika Kryemadhin dhe Metën.

Sipas tij Basha është "i lidhur me zinxhirë" dhe nuk ka karakter lideri për ta shkëputur zinxhirin dhe për të mos punuar më në interes të Metës dhe Berishës.

"Ilir Meta duhet falenderuar, sepse ka sqaruar ekuacionin e referendumit. Meta fton shqiptarët në një referendum ku duhet të zgjedhin Ilir Metën ose reformën në drejtësi. Zgjedhje me të qartë shqiptarët nuk mund të kenë më 25 prill.

Marrja e drejtimit të opozitës është shumë e qartë, për të gjithë ata që duan të shikojnë. Si mund të firmosin një marrëveshje dy parti që do të garojnë veç e veç. Është pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës për interes të Saliut dhe Ilirit për të marrë pushtetin, shpërbërë reformën në drejtësi, ose për të marrë kokën e Lulit.

Problemi nuk është Ilir Meta, por Lulzim Basha, që nuk ka këllqe dhe karakterin e një lideri. Basha nuk është lideri, por aksioneri i një shoqërie aksionere Ilir Meta dhe Sali Berisha dhe notere, Monika", deklaroi Rama.

Të fundit