All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Maxhorancës

Rama për mediat franceze: Shqipëria ishte dikur Koreja e Veriut të Evropës, pas 10 vitesh do jemi në BE

All - Paragraf - 1

Rama për mediat franceze: Shqipëria ishte dikur Koreja e Veriut

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median franceze “FranceSoir” ku ka folur për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si edhe ndryshimet që pritet të sjellë anëtarësimi për vendin.

All - Paragraf - 3

Rama ka thënë se anëtarësimi në Union do t’i japë më shumë mundësi Shqipërisë për të përparuar, teksa shtoi se është një proces mjaft i gjatë dhe me disa faza.

“Procedura ka disa faza. Statusin e vendit kandidat (për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian) e morëm në vitin 2014. Kanë kaluar tetë vjet. Prandaj, nisja e negociatave këtë verë është një lajm shumë i mirë për ne. Na ndihmon të përparojmë. Kur ne negociojmë hyrjen tonë në Bashkimin Evropian, kjo na jep mundësinë të kryejmë një proces mjaft të thellë mbi veten tonë, sepse është një proces shumë i detajuar për ligjet, institucionet, mbi funksionimin e tyre dhe përmirësimet që duhet sjellë. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të ndërtuar një shtet ligjor, një shtet demokratik që funksionon më mirë dhe u garanton qytetarëve standarde që nuk varen nga njëri apo tjetri, por nga shteti. Është shumë e rëndësishme”, është shprehur Rama.

I pyetur se çfarë do të ndryshojë në përditshmërinë e shqiptarëve me anëtarësimin në BE, Rama tha se janë tema në diskutim pë një vend i cili dikur ishte “Koreja e Veriut të Evropës”, një vend i izoluar mes vendeve të komunizimit.

“Këto janë tema në diskutim, por ajo që tashmë po ndryshon është mënyra e punës, e ndërtimit dhe e imagjinimit të së ardhmes. Bëhet fjalë për ndërtimin e një shteti që nuk e kemi pasur kurrë. Deri atëherë nuk e kishim njohur shtetin e së drejtës, një shtet të krijuar për qytetarin në të cilin gjyqtari bën gjyqtarin dhe pushteti ndahet. Është një ndryshim. Për më tepër, ishte vendi më i izoluar i vendeve komuniste. Nuk kishim pothuajse asnjë shkëmbim, përfshirë edhe me vendet lindore të ish-bllokut komunist. Ne ishim Koreja e Veriut e Evropës. Ky është një ndryshim themelor shumë i thellë”, ka thënë Rama.

I bindur Rama është shprehur se brenda 10 vitesh Shqipëria mund të jetë pjesë e BE-së, por nuk kanë munguar as thumbat për unionin.

“Pas 10 vitesh, ndoshta ajo do të jetë në Union, nëse Unioni mbetet ai që është. Bota sot po ndryshon shpejt. Shikoni kontekstin aktual. Pa tragjedi, pas 10 vitesh Shqipëria do të jetë në Bashkimin Evropian dhe ne po bëjmë gjithçka për të”, ka deklaruar Rama.

Të fundit