Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama për shqiptarët që braktisin vendin: Duan të provojnë eksperienca të reja

Rama për shqiptarët që braktisin vendin: Duan të

Gjatë takimit me qytetarët e Tropojës, kryeministri Edi Rama foli për shqetësimin e emigrantëve të paligjshëm në Britani. Rama “harroi” arsyet që detyrojnë shqiptarët të braktisin vendit, ndërsa deklaroi se të rinjtë ikin për eksperienca të reja.

“I kuptoj ata që ikin dhe duan të provojnë eksperienca të reja aty ku mundësitë janë të shumta. Kjo është normale. Nuk diskutohet. E kanë kaluar të gjitha vendet. Në intervistën që dhashë BBC thashë edhe diçka që ata e kishin prerë për arsye minutazhi. Pas luftës së dytë botërore britanikët patën një 20-vjeçar të gjatë emigrimi të vazhdueshëm”, tha Rama.

Ky i fundit shtoi se “koha që shqiptarët më shumë do të kthehen se do të ikin nuk është e largët”. Të vetmen alternativë që Rama thekson gjatë takimeve në zona që shpopullimi është i madh, sikurse Tropoja, janë bujtinat. Ai deklaroi sërish se ky biznes ofron më shumë të ardhura se puna në emigrim.

“Unë u them të gjithëve që kanë një shtëpi në fshat. Ka një pasuri aty që mund ta kthejë në një biznes ku mund të fitojë 2-3-4 fishin e asaj që do të fitonte duke bërë një punë jashtë shtetit”, u shpreh Rama.

 

Të fundit