Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama për tensionet në Veri të Kosovës: Një palë e tretë po ngrihet, janë grupe ekstreme

Rama për tensionet në Veri të Kosovës: Një palë e

Kryeministri Edi Rama është ndalur te tensionet në veri të Kosovës, gjatë një bashkëbisedimi me eksperten e Qendrës Europiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo, mbi “Sfidat sistematike ndaj vlerave dhe interesave të përbashkëta” gjatë vizitës në samitin e NATO-s në Lituani.

Rama ka deklaruar se tensionet po krijojnë një palë të tretë në veri të Kosovës, e cila po fuqëzohet çdo ditë e më shumë. Sipas Ramës, kjo palë e tretë janë grupet ekstreme.   

“Jam shumë i rehatuar nga fjala e presidentit Biden sot në Këshill, që foli për këto tema. Problemi i Ballkanit Perëndimor sot, në lidhje me sigurinë, ndoshta mund të mos jetë në të njëjtën madhësi, të problemit të madh ukrainas, por nuk është aq e vogël sa të trajtohet si diçka e pavlefshme.

Dhe çfarë po ndodh, diçka që është vërtetë shumë e rrezikshme me veriun e Kosovës, që të bëhet një vatër zjarri me një kërcënim të hapjes së konfliktit dhe teksa lehtësimi i dialogut të BE-së punon me të dyja palët, me Beogradin dhe Prishtinën, ka një palë të tretë që është duke u ngritur, grupet ekstreme në veriun e Kosovës”, tha Rama.

 

 

Të fundit