Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama përsërit ‘Athinën’, stafi i Bashkisë së Korçës prezent në mitingun në Selanik

Rama përsërit ‘Athinën’, stafi i Bashkisë

Kryeministri Edi Rama do të mbajë këtë të diel, në orën 11:00 një miting me shqiptarët e Selanikut në Greqi, por duket se do të përsëritet i njëjti film si mitingu i mbajtur në Athinë më 12 Maj.

Kreu i qeverisë pretendon se e mbush sallën me shqiptarët e diasporës, por në fakt, pjesa më e madhe e tyre janë punonjës të administratës publike.

Kjo gjë vërtetohet edhe nga fotoja e mëposhtme, ku shfaqet Drejtori i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Bashkinë e Korçës, Ilir Dinellari, së bashku me një pjesë të stafit të Bashkisë, të cilët kanë shkuar në Selanik për të marrë pjesë në mitingun e Ramës.

Rama përsërit ‘Athinën’, stafi i Bashkisë

Në maj të këtij vitit, Rama pati takimin me diasporën në Athinë, ku një shumicë e madhe kishin mbërritur në takimin atje nga Shqipëria dhe administrata publike për të mbushur karriget atje.

Vetëm pak ditë më parë, kreu i qeverisë u takua dhe me diasporën në SHBA ku kërkoi votën për PS dhe investime në atdhe, ndërsa takimi atje u prit me protesta të shumta nga diaspora që nuk ishte ‘ftuar’ nga Rama dhe patronazhistët e tij.

 

Të fundit