Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Pjesëtarë të ambasadës gjermane i japin makinës pa rrip sigurimi në Tiranë

Rama: Pjesëtarë të ambasadës gjermane i japin makinës

Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë jo të zakontë në drejtim të stafit të ambasadës gjermane në Tiranë.

Duke folur në panelin “Perspektiva Europiane e Ballkanit Perëndimor”, zhvilluar në Gjermani, Rama tha se ata lëvizin pa rrip sigurimi në makinë në Tiranë.

"Unë përmend gjithmonë një shembull me ambasadën gjermane në Tiranë. Disa kohë më parë, në Shqipëri ishte problem vendosja e rripit të sigurimit në drejtimin e automjetit, duke qenë se liria mund të vijë brenda një dite, por demokracia ka nevojë për më shumë kohë.

Kështu që, shqiptarët pas 50 vitesh kur nuk kishin asnjë pronë private, asnjë automjet privat, asgjë private morën automjetet e para private dhe në fakt, nuk ishin rehat të mbanin rripat e sigurimit, por shqiptarët që vinin në Gjermani dhe jetonin në Gjermani nuk e çonin as nëpër mend që t’i jepnin automjetit pa vënë rripin e sigurimit.

Kam parë pjesëtarë të ambasadës gjermane që i japin makinës pa rrip sigurimi në Tiranë, çka nënkupton që nuk ka të bëjë me njerëzit, por ka të bëjë me sistemin, ka të bëjë me institucionet, ka të bëjë me mjedisin ligjor që të jetë mbi gjithçka tjetër. Kjo është beteja”, tha ai.

Të fundit