Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama porosi ministrave në ditën e parë të punës: Nuk me ka krah, kush shkel në dërrasë të kalbur. Larg familjet nga dyert e shtetit    

Rama porosi ministrave në ditën e parë të punës: Nuk me

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ministrat në mbledhjen e parë të qeverisë që të respektojnë ligjin pasi në të kundërt do të përballen me organet ligjzbtuese.

Po ashtu, Rama ka porositur ministrat që të mbajnë larg familjarët e të afërmit nga zyrat e shtetit.

“Kush shkel në dërrasë të kalbur punën e ka me organet ligjzbtuese. Kjo është porosia ime, do ju mbështes për të arritur objektiva, do ju mbroj publikisht përballë cdo agresioni, do ju ruaj shpinën që mund të fryjë për shkak të detyrës.

As mua as PS kushdo që hedh hapa jashtë dyshemesë së ligjit. Ju kërkoj të mbani larg familjet nga dyert e shtetit, kushërinj, krushq për favore sado të vogla. Nga llafe e akuzat nuk do shpëtoni edhe nëse mbylleni në kullë si Oso Kuka.

E drejta dhe e vërteta janë ato që vlejnë. Punoni pa i bërë hile punës e mos u shpërqendroni nga sulmet e padrejta dhe sulmet e pabaza. Sa më shumë përpiqeni aq më shumë do goditeni.

Etika në marrëdhëniet me qytetarët është më e rëndësishmja. Duhet të tregoheni korrekt, sidomos institucionet në varësi të ministrive”, tha Rama.

Të fundit