Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Porti i Durrësit do të ndërtohet me financim të brendshëm

Rama: Porti i Durrësit do të ndërtohet me financim të

Porti i ri në Porto Romano duket se nuk do të ndërtohet me vetëfinancim, sikurse propagandonte Qeveria, por me buxhetin e shtetit.

Këtë fakt e ka pranuar tashmë edhe kryeministri Edi Rama, i cili gjatë konferencës së sotme me gazetarët dha si arsyetim kohët e tejzgjatura dhe ngarkesat e tjera që burojnë nga financimi i huaj.

“Kemi kalendarizuar procesin për hapjen e garës ndërkombëtare për portin e madh të Durrësit, Porto Romano. Së shpejti do të bëjmë një ndryshim të natyrës së financimit, pasi është një projekt strategjik dhe ka një urgjencë strategjike, duke qenë se kemi përfshirë edhe NATO-n në këtë proces për krahun ushtarak të portit.

Do të kalojmë me financim të brendshëm, në mënyrë që të mos varemi nga kohët e tejzgjatura dhe nga ngarkesat e tjera që burojnë nga financimi i huaj”, the Rama.

Ndërtimi i Portit të Ri në Porto Romano do të kushtojë rreth 43 miliardë lekë (410) milionë euro dhe financimi do të sigurohet nga buxheti i shtetit.

 

Të fundit