Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama poston foto me bosin e Pfizer, Albert Burla: Synojmë të nisim vaksinimin brenda dy muajve të parë të 2021

Rama poston foto me bosin e Pfizer, Albert Burla: Synojmë të nisim
Kryeministri Edi Rama me bosin e Pfeizer, Albert Burla

Pas dy ditësh në SHBA, vizitë që kishte synim sigurimin e vaksinës anti-covid ka reaguar kryeministri Edi Rama. Ky i fundit përmes një postimi në Facebook, ka postuar një foto me bosin e Pfeizer, Albert Burla, ndërsa e përshkuan një takim pozitiv.

"Takimi pozitiv me bosin e Pfizer, Albert Burla, në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës në Nju Jork, përmbylli komunikimet tona të kësaj vizite kërkimore për të siguruar vaksinën për Shqipërinë - një sfidë e jashtëzakonshme në kushtet e një kërkese globale marramendëse", shkruan Rama.

Kryeministri thotë se prodhimi është ende shumë më i ulët se sa kërkesa botërore.

Teksa thekson se synimi i Shqipërisë është që të nië vaksinimin në dy muajt e parë të 2021, Rama shprehet se përveç kanalit të sapohapur për vaksinën Pfeizer do hapim në vijim edhe kanalet për vaksinat Moderna dhe Astrazeneca.

"Duket e pamundur po ne do t'ia dalim,pavarësisht vështirësisë së skajshme në këtë situatë për të gjithë, ku sidoqoftë vendet më të vogla e me të ardhura më të ulëta janë dhe më të dizavantazhuarat", shkruan Rama.

Të fundit