Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama pranon dështimin me mbylljen e basteve: Këto ditë futim në axhendë miratimin

Rama pranon dështimin me mbylljen e basteve: Këto ditë futim

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se qeveria dështoi në operacionin “Fundi i Marrëzisë” për mbylljen e basteve online.

Në ceremoninë e nderimit të sportistëve që kanë përfaqësuar Shqipërinë në aktivitete ndërkombëtare, Rama konfirmoi rihapjen e basteve online. Kryeministri u shpreh këto ditë ligji për bastet do të futet pë miratim në axhendë.

“Së shpejti do kalojmë në miratim, këto ditë do fusim në agjendë miratimin e basteve online. Ne, siç tregon eksperienca nuk kemi mundur ta ndalim, njëjtë si vendet e tjera nuk e kanë bërë”, tha Rama.

Rama tha se do të ketë një bord të veçantë mbikëqyrës që do të bëjnë ndarjen e të ardhurave të dala nga bastete, që do të shkojnë për sportin e kulturën.

“Do kemi një bord kombëtar mbikëqyrës, kreu i KOKSH, ai i FSHF-së etj, do jenë aty për të bërë ndarjen e të ardhurave për sportin dhe kulturën. Fondi është i konsiderueshëm, kjo sipas parashikimeve. Lëvizja sportive nga poshtë, me të gjitha federatat do ketë rritje. Jemi fokusuar te basketbolli dhe volejbolli për meshkuj dhe femra”, shtoi Rama.

Të fundit