Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama pranon faktet dhe vijon propogandën: Jam dakord që pensionet janë të ulëta, por bonuset do të vijojnë

Rama pranon faktet dhe vijon propogandën: Jam dakord që pensionet

Kryeministri Edi Rama ka adresuar çështjen e pensioneve në Shqipëri, duke pranuar se ato janë të ulëta dhe duke premtuar përmirësime të ndjeshme në të ardhmen.

Në komunikimin e tij të fundit virtual me qytetarët, Rama theksoi se qeveria është e angazhuar për të rritur pensionet dhe se bonuset do të jenë një pjesë e rëndësishme e këtij procesi.

 “Jam dakord që pensionet janë të ulëta. Do bëjmë më shumë për pensionet. Bonuset do jenë pjesë e rrugëtimit tonë,” u shpreh Rama.

Ai shtoi se synimi është që deri në vitin 2030, Shqipëria të jetë një vend ku pensionistët ndihen të përfshirë në mënyrë të plotë në rishpërndarjen e të ardhurave.

Jam dakord që pensionet janë të ulëta. Do bëjmë më shumë për pensionet. Bonuset do jenë pjesë e rrugëtimit tonë. Koncepti i pjesëmarrjes së pensionistëve, rritja e të ardhurave ekonomike do të stabilizohet gjatë mandatit të katërt.

Unë jam besimplotë se me bonuset dhe me një rindërtim të skemës në funksion të rritjes tërësore të pensioneve, Shqipëria 2030 do jetë një vend ku pensionistët do ndihen shumë më të përfshirë në tryezën e përbashkët të Shqipërisë në rishpërndarjen e të ardhurave”, tha ai.

Të fundit