Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama pranon me 'zë dhe figurë' se ka shkelur ligjin për lejet e ndërtimit: E kam bërë disa herë

Rama pranon me 'zë dhe figurë' se ka shkelur ligjin për

Kryeministri Edi Rama thirri pasditen e sotme një takim me punonjësit e Bashkisë së Tiranës në "Sheshin Skënderbej", disa ditë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. 

Gjatë fjalimit të tij të gjatë, kreu i qeverisë foli edhe lidhur me akuzat që ndërtimet në Tiranë janë bërë nga paratë e drogës apo krimit. Ai e hodhi poshtë, duke shtuar se taksat e ndërtimet e kullave apo pallateve në Tiranë i kanë sjellë bashkisë vetëm në vitin e kaluar, 146 milon euro.

Ndërkohë, Rama pranoi se në kohën kur ishte kryetar bashkie kk thirrur ndërtuesit e Tiranës dhe u kishte kërkuar të prishnin ndërtimet pa leje përgjatë Lanës, pa procedura, pa i paguar, por vetëm duke i kërcënuar se nuk do t’u jepte leje ndërtimi.

"Shohin të bukurën dhe ndjejnë urrejtje dhe urrejtja i shtyjnë pastaj të gërmojnë për të kërkuar qenin e ngordhur. As politikanëve, as analistëve, apo gazetarëve të kënetës që paratë për vete i marrin më së shumti në të zezë se nuk duan të paguajnë taksa kur shajnë qeverinë nëpër ato banaqe, nuk ia rrok truri se nuk ekzistojnë njerëz që nuk marrin lekë kur japin leje ndërtimi. Por ama i kërkojnë biznesit pemë për qytetin.

Ato ndërtimet që u prishën në Lanë e dini si janë prishur dhe si janë pastruar një sasi rrënojash që kapi volumin 138 mijë ton beton. Janë prishur me korrupsion, kam bërë unë korrupsion, i kam thirrur ndërtuesit në zyrë këtu dhe i kam thënë: Keni dhënë ndonjë lek ju për lejet e ndërtimit. Ata shihnin si është punë. Jo, jo, jo – u përgjigjën. Mirë, më dini budalla ju mua? – u thash, që merrni leje dhe s’më jepni mua asgjë. Atëherë, u thash, ka ardhur koha të paguani ryshfetin qytetarëve të Tiranës. Ua ndava segmentin e Lanës me copa, merrni buldozerët, naftën, prishini se përndryshe nuk merrni më leje ndërtimi.

Dhe në vijën logjike të hetime intensive, jam gati të dorëzohem para drejtësisë. E kam bërë këtë dhe jo një herë, por shumë herë. Për ata që dje në çdo pallat të ri shikonin % për leje ndërtimi, dhe kur unë i thashë se “nuk ka bir kurve dhe bir nëne” që të dalë dhe të thotë se më ka dhënë mua lekë dhe nxorën një burrë që doli e kërkoi falje 34 herë dhe unë e kam falur 38 herë e vazhdon të më kërkojë falje – edhe kur shohin kulla të njëjtën gjë mendojnë. Vetëm se sa përqindje merret nga këto leje ndërtimi…", u shpreh Rama ndër të tjera. 

Të fundit