Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama pranon skandalin e Onkologjikut: Na uli kokën të gjithëve

Rama pranon skandalin e Onkologjikut: Na uli kokën të gjithëve

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me mjekët dhe stafin shëndetësor të Onkologjikut, ku vuri theksin te nevoja për vlerësimin e punës së “bluzave të bardha” dhe kontributin e tyre në qindra mijëra ndërhyrje të suksesshme në sistemin shëndetësor publik.

Sipas Ramës, mjafton një ngjarje e rëndë për të dëmtuar reputacionin e të gjithë sistemit, ndërsa puna e përditshme e mjekëve dhe infermierëve, si dhe shërbimi ndaj pacientëve, shpesh mbeten në hije.

 Ai pranoi se skandali i Onkologjikut ishte një moment që “na uli kokën të gjithëve”, duke kërkuar adresimin e problemeve dhe rritjen e standardeve.

Duhet të vlerësohet puna e mjekëve. Janë rreth 600 mijë operacione të suksesshme. Mjafton një tragjedi për t’u kthyer kundër të gjithë mjekëve. Kostoja e reputacionit është shumë e lartë”, u shpreh Rama, duke shtuar se opinioni publik ushqehet me dinjitet nga përvoja reale e qytetarëve që kanë marrë shërbim shëndetësor.

“Duhet të vlerësohet puna e mjekëve. Natyrisht që rreth 600 mijë operacione të suksesshme. Mjafton një tragjedi për t’u kthyer kundër të gjithë mjekëve. Sigurisht që kostoja e reputacionit është shumë e lartë. Në fund të ditës për të gjithë ata që e dinë se çdo të thotë të shërbesh në sistemin shëndetësor dhe çfarë do të thotë që të shërbesa. Ju e dini shumë mirë që onkologjiku u bë shkak që të ulnim kokën të gjithë. Unë do i thoja drejtores dhe ministres që opinioni ushqehet me dinjitet nga ata që kanë marrë shërbim në spital.

Të gjithë ata që e kanë marrë shërbim, e kujtojnë për mirë. Puna jonë dhe e juaja është që të adresojmë problemet dhe të ngremë nivelin. E mira nuk ka fund, ndërkohë që e keqja harrohet shpejt. Hapim dhe ndërtesën tjetër të parkingut që rregullon gjithë sistemin e parkimit të makinave”, tha kryeministri Rama

Megjithatë, përtej fjalëve për vlerësim dhe dinjitet, realiteti i sistemit shëndetësor shqiptar mbetet i rënduar nga problematika strukturore që qeveria nuk i adreson drejtpërdrejt. Prej vitesh, mijëra infermierë dhe mjekë kanë braktisur vendin, duke u larguar kryesisht drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së, pikërisht për shkak të mosvlerësimit, pagave të ulëta, kushteve të vështira të punës dhe mungesës së perspektivës profesionale.

Eksodi i infermierëve ka krijuar boshllëqe serioze në spitale dhe qendra shëndetësore, ndërsa ngarkesa mbi stafin e mbetur është rritur ndjeshëm.

 Në këtë kontekst, thirrjet për vlerësim moral tingëllojnë të pamjaftueshme përballë mungesës së politikave konkrete që ndalin largimin masiv të profesionistëve të shëndetit.

Po ashtu, skandali i Onkologjikut nuk shihet më si një “ngjarje e izoluar”, por si simptomë e një sistemi të dobët kontrolli, ku abuzimet, mungesa e transparencës dhe përgjegjësisë institucionale kanë cenuar besimin e qytetarëve.

 Krahas kësaj, mungesa e pajisjeve moderne, vonesat në shërbime jetike dhe infrastruktura e amortizuar vazhdojnë të jenë probleme të përditshme për pacientët.

Të fundit