Ditari i Maxhorancës

Rama pranon takimet me ish-agjentin e FBI: Hetimet po keqlexohen për të zhvendosur vëmendjen nga 21 janari

Rama pranon takimet me ish-agjentin e FBI: Hetimet po keqlexohen për

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se me ish-agjentin e FBI, Charles McGonigal është takuar disa herë dhe se ka raport miqësor me të.

I pyetur nga gazetarët pas mbledhja me drejtuesit e qarqeve, Rama përsëriti se nuk ka lidhje me hetimet që po zhvillohen ndaj tij nga autoritetet amerikane.

“Këto janë derivate të keqleximit. Përmendja e emrit si pjesë e një takimi apo një takimi tjetër s’ka lidhje me përfundimet që ka nxjerrë hetimi në SHBA. Janë nxjerrë përfundime dhe s’ka asnjë lidhje me këto që thoni ju.

Po e takova dhe kjo nuk përbën arsye për të nxjerrë konkluzione të reja duke parë nga Tirana me dylbitë e politikës së zhurmës, për zhurmë. Në kushtet që jemi para faktit të ri për 21 janarit dhe kërkesës së PS për të hapur hetimin në SPAK. Kushdo të kuptojë e kupton.

Hetimet kanë përfunduar ka një të akuzuar për mosdeklarim dhe konflikt interesi në raport me mikun e tij shqiptaro amerikan nga Tropoja që unë e kam njohur me të dhe nuk kam asnjë marrëdhënie. Agron Neza vjen nga LDK, e kam takuar vetëm në praninë e zyrtarit të lartë  të FBI.

Duçka ka qenë zv ministër i energjetikes në koalicion 2013, dhe ka qenë këshilltar te unë pa pagesë.  Pse e përdor opozita, unë jam mësuar më këtë, jam i mingopur me të tilla historia që synojnë çorrollepjsen e njerëzve dhe krijimin e një klime ndasie dhe më mirë të shpenzojë kohë nga koha që kam dhënë nxjerrjen e këtyre gjërave që hidhen në lumë për të bërë punë më shumë për njerëzit, jam i fokusuar të punët e përditshme të qytetarëve.”, tha Rama.

 

 

Të fundit