Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama premton pensione më të larta, por pa masa konkrete

Rama premton pensione më të larta, por pa masa konkrete

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndryshime në skemën e pensioneve, duke premtuar më shumë mundësi për ata që duan të kursejnë dhe pensione më të larta në të ardhmen. Por ndërsa “e ardhmja” duket premtuese, e tashmja mbetet ende në pritje.

Në deklaratën e tij, Rama foli për rishikim të skemës për vetëpunësuarit, mbështetje për invalidët dhe një ekonomi që, sipas tij, “ka hyrë në një nivel tjetër”.

“Ne ndërkohë kemi diskutuar për të tjera ndryshime në skemën e pensioneve. Duke filluar të krijojmë një hapësirë tjetër për ata që duan të kursejnë më shumë për të patur pension më të lartë. Do rishikojmë skemën për pensionistët e vetëpunësuar dhe ata që vazhdojnë të punojnë. Shkojnë në favor të pensionistëve. Kemi diskutuar mbështetjen për invalidët. Kanë të kërkojnë të trajtohen në mënyrë të barabartë.

Sidoqoftë ai që për shkak të punës ka humbur aftësinë për punë, nuk mund të lihet prapa atij ka aftësinë. Thelbi i këtyre që po them është ekonomia. Ndryshimi domethënës i ekonomisë. I kemi mundësitë. Lajm i mirë sot është që kemi kaluar në një tjetër nivel, qoftë në aspektin e prodhimit të përgjithshëm. Jemi në kushtet edhe rritja ekonomike e qëndrueshme na ndihmon të adresojmë shumë çështje. Ju politikën e dini më të mirë se të tjerët prandaj në shumicë votoni këtë shumicë qeverisëse të vazhdojë punën.  E njihni politikën më mirë se 90% e deputetëve”, deklaroi Rama.

Të fundit