Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama premton verë pa kufizime: Shqipëria do presë turistë nga e gjithë bota

Rama premton verë pa kufizime: Shqipëria do presë turistë

Kryeministri Rama ka publikuar në profilin e tij në Facebook një videomesazh ka premtuar një verë normale dhe pa kufizime.

Përmes kësaj videoje, Rama thotë se nuk do ketë orare kufizuese për restorantet dhe klubet në çdo plazh dhe mal të Shqipërisë. Kryeministri thotë se shqiptarët do të kthehen përsëri në jetën e tyre të dëshiruar duke ecur me forcë dhe shpejtësi përpara.

Ai thotë se qeveria shqiptare ka siguruar dozat e vaksinave përtej parashikimeve, ndërsa vendi do të presë turistë nga e gjithë bota.

"Kjo kohë që po e lëmë pas ishte tejet e vështirë por ne nuk jemi nga ata që dorëzohen. I siguruam vaksinat kundër të gjithë parashikimeve. Për pak muaj kjo vuajtje e madhe do të mbarojë. Shqipëria këtë verë do të presë turistë nga e gjithë bota. Hotelet, restorantet, klubet në çdo plazh e mal të Shqipërisë do të jenë të hapura pa orare kufizuese. Do të kthehemi përsëri në jetën tonë të dëshiruar dhe do të vazhdojmë me forcë dhe shpejtësi përpara. Kemi kaq shumë punë për të çuar deri në fund e plot të mira e gëzime për të ndarë me njëri-tjetrin. Shqipëria është e ardhmja jonë”, thotë Rama.

Të fundit