Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Do strehojmë 3 mijë afganë. Edhe për Italinë mikpritja e refugjatëve është detyrë

Rama: Do strehojmë 3 mijë afganë. Edhe për Italinë

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat italiane lidhur me vendimin e qeverisë shqiptare për të pritur e strehuar refugjatë afganë në vendin tonë.

Në një intervistë për Il Foglio, Rama konfirmon se Shqipëria po përgatitet të akomodojë rreth tre mijë afganë, ndërsa i bën thirrje Italisë që të bëjë të njëjtën gjë.

“Nëse Evropa është e ndarë edhe mbi Afganistanin është sepse nuk e mban mend atë që ishte", thotë Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë.

Kreu i qeverisë socialiste flet për vendimin për të strehuar civilë afganë dhe besojnë se ka bërë gjënë më të natyrshme në botë, duke mbetur në anën e duhur të historisë, thuhet në artikull.

"Ne po flasim për 2-3 mijë njerëz", shpjegon ai. Ndërsa Shqipëria flet për mijëra afganë, në Itali, vend shumë më i madh, flitet vetëm për dhjetëra refugjatë.

Ndaj, shtrohet pyetja, a duhet që Evropa, dhe Italia në veçanti, të mësojnë një mësim nga Tirana?, shkruan il foglio.

“Nuk dua t’i jap mësime askujt, e lëre më Italisë, me të cilën jam shumë e lidhur. Por unë them se mirëpritja është detyra jonë. Sepse mbaj mend se çfarë ishte për ne shqiptarët ”. Dhe ndoshta nga këtu vjen natyrshmëria e fjalëve të kryeministrit: “Mbaj mend luftën, mbaj mend Milloshevicin, refugjatët, vdekjen, torturat. Dikur ne shqiptarët ishim për ju ata që afganët janë ndoshta sot”. Kujtesa përfshin marrjen e përgjegjësisë”, shprehet Rama.

Të fundit