Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi: Do i mësojmë fëmijëve gjuhen shqipe

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi: Do i mësojmë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Selanik para emigrantëve shqiptare me prezantimin e 8 mësuesve të parë të cilët do ti mësojnë fëmijëve gjuhën shqipe.

 “Motra dhe vëllezër shqiptarë të Greqisë, mirë se ju gjej këtë herë në Selanik.

Me lejoni tju prezantoj disa nga ne, që sic e premtova pas takimit të paharrueshëm të Athinës do të na ndihmojnë për të qëndruar më pranë fëmijëve tuaj për mësimin e gjuhës shqipe.

 Janë këtu 8 nga 50 mësuesit e parë të gjuhës shqipe me të cilët ministria e arsimit do lidhë kontratë për ti mësuar gjuhën shqipe. Siç mund ta merrni me mend janë 8 gra, që dua ti ftoj në skenë”, tha kryeministri Rama.

 

Të fundit