Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama prezanton planin për portin e ri të Durrësit, dy foto i rezultojnë të vjedhura nga një projekt në Irak dhe Adobe Stock

Rama prezanton planin për portin e ri të Durrësit, dy foto i

Kryeministri Edi Rama publikoi sot disa foto të projektit të ri për ndërtimin e portit të ri tregtar të Durrësit në Porto Romano.

Por dy nga fotot e nxjerra nga kryeministri rezultuan se ishin marrë nga Adobe Stock dhe një projekt të realizuar në Irak i quajtur "Grand Port of Al Faw".

Rama prezanton planin për portin e ri të Durrësit, dy foto i

Foto nga projekti në Irak

Rama prezanton planin për portin e ri të Durrësit, dy foto i

Foto nga Adobe Stock

Krahas fotove, Rama shkruan: Nga 14 kompani pjesëmarrëse, u përzgjodhën 5 finalistë, lider në projektimin e porteve në Europë dhe më gjerë. Pasi fituesi të dorëzojë projektin ndërtimor final, do të ngrihet kantieri i ndërtimit në 2022.

Ky është një rast i përsëritur, pasi më herët është konstatuar te projekti për ndërtimin e aeroportin e Kukësit dhe te i  hekurudhës së re Tiranë-Rinas-Durrës.

Të fundit