Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama prezanton platformën e re “Denonco Kadastrën”

Rama prezanton platformën e re “Denonco Kadastrën”

“Denonco Kadastrën” është dritarja e re që i bashkohet platformës Shqipëriaqëduam.al, e cila do të jetë një mundësi për qytetarët për të depozituar ankesat e tyre.

Platforma është prezantuar nga vetë kryeministri Edi Rama në Facebook. “Denonco Kadastrën” vjen pas mbylljes së sporteleve. Çdo qytetar lidhet direkt me Ministrinë e Drejtësisë dhe Rrjetin Antikorrupsion.

“Revolucioni Digjital i Kadastrës, që brenda këtij mandati do të zgjidhë më në fund hallet e qytetarëve me këtë shërbim, falë përfundimit të inventarizimit digjital të pronave dhe mbylljes definitive të sporteleve, duhet të shoqërohet në ndërkohë me rritjen e presionit Antikorrupsion mbi Kadastrën.

Dritarja e re "Denonco Kadastrën" tek Shqiperiaqeduam.al do të lidhë në kohë reale çdo ankues me ministrin e Drejtësisë dhe Rrjetin Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë” shkruan Rama në Facebook.

 

 

Të fundit