Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama prezanton sot në Këshillin e Europës rezolutën kundër raportit të Dick Marty, çfarë kërkohet

Rama prezanton sot në Këshillin e Europës rezolutën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do t’i drejtohet sot Këshillit të Evropës, ku do të prezantojë rezolutën e miratuar në Kuvend, e cila kërkon që akuzat e raportit të Dick Martyt të konsiderohen “të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova e fakte”.

Shqipëria dhe Kosovë kërkojnë që të akuzat e tij të shpallen të pabazuara. Marty pretendon për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kujtojmë që raporti i Martyt çoi në formimin e Dhomave të Specializuara në Hagë më 2015. Këto dhoma hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, që dyshohet se janë kryer nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me ish-kryeparlamentarët Jakup Krasniqi e Kadri Veseli, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, gjenden në paraburgim në Hagë nën akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Por, në aktakuzën e përbashkët kundër tyre nuk figuron “trafikimi i organeve njerëzore”.

Të fundit