Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Procesi i Berlinit s’është i përjetshëm, do mbetet ‘Ballkani i Hapur’

Rama: Procesi i Berlinit s’është i përjetshëm, do

Vetëm një javë pasi nënshkruan marrëveshjet nëBerlin, kryeministri Edi Rama deklaroi se Procesi i Berlinit nuk do të jetë i përjetshëm, ndërsa ‘Ballkani i Hapur’ po.

Nga konferenca e përbashkët me homologun maqedonas Dimitar Kovaçevski, pas mbledhjes ndërqeveritare mes dy vendeve, Rama tha Procesi i Berlinit është një lokomotivë që ka tërhequr vagonat.

Rama u shpreh se si një nismë që nuk është e përjetshme, vendeve ballkanike do t’i mbetet vetëm ‘Ballkani i Hapur’.

“Ia vlen edhe më shumë, sepse kështu ndërrojnë vendin lokomotiva me vagonët dhe procesi i Berlinit është një lokomotivë e cila ka tërhequr të gjithë liderët e rajonit në një rrugëtim të ri, ndërkohë që në një moment të caktuar, ajo lokomotivë u mor peng nga vagonët. Dhe praktikisht ne kemi shtyrë procesin përpara duke dhënë një mesazh shumë të qartë që nuk kemi pse presim. Në fund do të mbetemi me Ballkanin e Hapur, sepse Procesi i Berlinit nuk do të jetë i përjetshëm ndërsa Ballkani do të jetë i përjetshëm, sepse nuk besoj se do të duhet të na marrin përdore të tjerët”, deklaroi Rama.

Të fundit