Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Protesta për çmimet një turp kombëtar, organizohet nga sharlatanë

Rama: Protesta për çmimet një turp kombëtar, organizohet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën e qytetarëve, sot në ditën e gjashtë në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit kundër rritjes së çmimeve.

Duke replikuar me një një komentues në rrjetet sociale, Rama e cilëson protestën një turp kombëtar, ndërsa organizatorët i ka cilësuar si sharlatanë e delirantë.

Per ate proteste turpi nuk levizja as gishtin e vogel te dores une, po qofte per krizen e energjise qe e kam paralajmëruar kur disa thoshin kjo është loje dhe qofte per krizen e cmimeve nga lufta per te cilen e lajmerova qe ne fillim te javes se shkuar paketen e mbeshtetjes, qeveria eshte vene ne levizje kur ata qe protestojne sot flinin gjume!

Sa per protesten ajo eshte nje turp kombetar, i organizuar nga sharlatane e delirante qe kujtojne se u erdhi ora dhe i furnizuar me njerez nga nongratat e shpallur e te pashpallur, nje amalgame qeniesh qe atdheun e dine shesh per te bere pershesh, e qe e bene Shqiperine te vetmit vend ne boten demokratike, ku protestohet per cmimet qe rriti lufta, tamam sic do t'i donte Kremlini te tera sheshet e Europes sot, ku te tjeret protestojne kunder luftes ne Ukraine, e jo per pasojat e para te saj mbi cmimet!”, shkruan Rama.

Rama: Protesta për çmimet një turp kombëtar, organizohet

Të fundit