Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama ‘provokon’ protestuesit nga Shijaku: Të mbjellim këtë lule te kryeministria, të vijnë ta shkulin

Rama ‘provokon’ protestuesit nga Shijaku: Të mbjellim
Kryeministri Edi Rama nga shkolla 'Kajo Karafili'

Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër shkollën e re “Kajo Karafili” në Shijak, të rindërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit.

Teksa ka takuar zyrtarët e pushtetit vendor dhe personelin e shkollës, Rama që në hyrje të godinës u mikprit nga një nxënëse me një vazo me lule në shenjë falënderimi.

Por, Rama e ka shfrytëzuar këtë moment për të hedhur një kunj për protestat e ditëve të fundit, të shoqëruara me incidente dhe përplasje me policinë.

“Faleminderit, qenka me vazo! Ta mbjellin diku nga kryeministria, të vijnë ta shkulin”, tha Rama. Më pas, për të vijuar inspektimin, ka kërkuar drejtoreshën e shkollës, duke i thënë: “Drejtoresha hajde, mos ki frikë. Çfarë nuk ke dëgjuar për mua”.

                                                                                                       

Të fundit