Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama publikon faturën e OSHEE: Kjo është shuma që do të paguaj një familje që shpenzon 800 kWh

Rama publikon faturën e OSHEE: Kjo është shuma që do të

1 Tetori të gjithë konsumatorët që do të shpenzojnë mbi 800 kWh në muaj, do të paguajnë më shtrenjtë çmimin e energjisë elektrike.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, tha sot nga prezantimi i paketës së dy anti-krizë se ndryshe nga çmimi aktual që është 9.5 lekë, duke filluar nga muaji i ardhshëm tarifa do të bëhet 42 lekë, për fashën mbi 800 kWh.

Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale një faturë të OSHEE dhe tregoi konkretisht se sa do të paguajë një familje që shpenzon  800 kWh.

Sipas Ramës, në këtë fashë energjia do të paguhen 9,220 lekë të reja. 

“Ja një faturë reale, konkrete, aritmetikisht e pakontestueshme, që tregon se sa kushtojnë 800këh dhe se sa reale, konkrete, aritmetikisht e vajtueshme është kriza e thellë logjike e ulëritësve profesionistë, në politikë e në media”, shkruan Rama.

Të fundit