Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama publikon foton nga Thumana pas tërmetit: Është si Shqipëria sot

Rama publikon foton nga Thumana pas tërmetit: Është si

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto nga zona e Thumanës, një nga zonat më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Në këtë foto nga kantieri i ndërtimit, Rama thotë se Thumana sonte është si Shqipëria sot, në çdo sektor, një zonë e ndryshuar rrënjësisht me atë që ishte pas tërmetit.

“Thumana sonte është si Shqipëria sot, në çdo sektor, një zonë e ndryshuar rrënjësisht me atë që ishte pas tërmetit, ashtu si edhe Shqipëria pas rrënimit të deri para 7 vjetëve e kusur, ku janë vënë bazat e janë ngritur muret, po ku ende duhet shumë punë për të hedhur çatitë e krijuar mjedisin e ngrohtë të zhvillimit, me frymëmarrje plotësisht të lehtësuar të jetës familjare e komunitare

Thumana sot s'ka krahasim me Thumanën dje, as me atë para tërmetit, por ajo që do të bëhet nesër, kur kjo punë e madhe të jetë kryer plotësisht, s'do ketë krahasim me këtë sonte - njësoj si Shqipëria që është ende një kantier në çdo sektor, ku punët janë akoma larg së qeni të përfunduara

Sot kemi njëmijë e një arsye për të mos qenë të kënaqur, por kemi një arsye të madhe për të mos u ndalur, bazat e hedhura dhe muret e ngritura me aq shumë mund së bashku, mes vështirësish të jashtëzakonshme”, shkruan Rama.

Të fundit