Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama publikon pamjet nga ISHP, thumbon opozitën: Laboratori ku kryhen testimet për Covid-19; s’ka krahasim me disa vite më parë

Rama publikon pamjet nga ISHP, thumbon opozitën: Laboratori ku kryhen
Në foto: Pamje nga analizat e testeve në ISHP

Pas pamjeve nga spitalet COVID, kryeministri Rama ka publikuar të tjera pamje nga laboratori i testimeve të COVID-19, brenda Institutit të Shëndetit Publik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thumbon opozitën kur shprehet se: “gjithçka është sipas standarteve të Bashkimit të Europian dhe nuk ka krahasim të imagjinueshëm me kushtet e disa viteve më parë”.

“Në brendësinë e Laboratorit të Testimeve të Institutit të Shëndetit Publik, ku gjithçka është sipas standarteve të Bashkimit të Europian dhe s’ka asnjë krahasim të imagjinueshëm me kushtet e disa viteve më parë, e ku punon me tre turne një ekip fantastik specialistësh të nivelit ndërkombëtar, me një përkushtim të admirueshëm???? #RESPEKT????”, shkruan Rama.

Të fundit