Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama publikon videon: Pse opozitat në këto vende s’janë tërbuar si e LuliMoniSalikes?

Rama publikon videon: Pse opozitat në këto vende s’janë
Foto Ilustruese: Kryeministri Rama

Kryeministri Rama vijon akuzat ndaj opozitës jashtë parlamentare se po përdor COVID-19 për sulme politike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar një video që paraqet situatën e pandemisë në vendet e botës, ndërsa ngreh pyetjen: "Pse opozitat në vendet e botës nuk janë të tërbuara si opozita e LuliMoniSalikes?"

Në video tregohet se Italia është në prag të kolapsit shëndetësor ku pacientët po marrin mjekim jashtë spitaleve në makinat e tyre teksa ‘bum’ rastesh ka dhe në Çeki, Belgjikë, Francë, Spanjë Austri, Poloni dhe vende të tjera të Evropës.

Ndërkaq, teksa i krahason ato vende me Shqipërinë, Rama shprehet se Kryemadhi, Basha, Sali Berisha dhe Ilir Meta po e përdorin për shpifje e dizinformim.

Postimi i plotë:

Pse opozitat në këto vende nuk janë tërbuar si opozita e LuliMoniSalikes?
Sepse opozitat janë frymëmarrje për shoqërinë, jo helm për njerëzit; janë dritare shprese, jo puseta dëshpërimi; janë marrje përgjegjësie, jo shfaqje papërgjegjshmërie!
Opozitat janë frymë kritike, jo gërrhima e gromësima katastrofike!
Dhe një opozitë si kjo e MoniLulikeSaliut, që ka kapur e përdor edhe vetë Covidin si aleat, për të tmerruar popullin me shpifje e dizinformim, sot kur populli gjendet nën sulmin e virusit vdekjeprurës, është turpi i kujtdo që e mbështet

Të fundit