Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama publikon videon, 'thumbon' opozitën: Trazojnë edhe të vdekurit me luftën e tyre qorre për pushtet

Rama publikon videon, 'thumbon' opozitën: Trazojnë edhe
Foto gjatë punimeve në spitalin e ri të fëmijëve në Durrës

Prej ditësh vijojnë përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare, pas akuzave të kryedemokratit Basha për fshehjen e numrit të saktë të viktimave prej COVID-19 nga autoritetet shëndetësore.

Në vijimësi të këtyre përplasjeve, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga spitali i ri i fëmijëve në Durrës, ndërsa nuk ka kursyer ironinë ndaj opozitës pas sulmeve të saj sa i takon pandemisë.

Opozita “trazon dhe të vdekurit me luftën e tyre qorre për pushtet”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.

“MIRËMËNGJES ????
dhe me këto pamje nga Spitali i ri i Fëmijëve #Durrës????⭐️ ku shihet qartë dallimi mes errësirës që trashëguam, prej atyre që edhe të vdekurit i trazojnë me luftën e tyre qorre për pushtet dhe ambicies tonë, për shëndetësinë e #ShqipërisëqëDuam???????? ju uroj të gjithëve një të dielë të mbarë????????”, shkruan Rama.

Të fundit