Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama reagon një ditë pas protestës së opozitës: Janë konglomerat grupesh, s'kam asnjë interes

Rama reagon një ditë pas protestës së opozitës:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar një ditë pas protestës së madhe e mbajtur nga opozita në bulevardin ‘Dëshmorët e kombit’.

I pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Rama tha se ajo nuk është opozitë, por një konglomerat grupesh.

“Nuk kam informacion për organizim të opozitës, nuk kam asnjë interes. Ne nuk kemi një problem sot për sot me as me kritikat dhe as me vetëkritikën sepse në Asamblenë e Përgjithshme që u zhvillua pak ditë më parë ka pasur plot kritika dhe vetëkritika, sot ishte dita për të vazhduar punën.

Nuk është opozita, janë konglomerate grupesh dhe nuk kam asnjë interes”, tha Rama.

Të fundit