Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama reagon pas masakrës në Gjykatën e Apelit, por harron sulmet e veta ndaj drejtësisë

Rama reagon pas masakrës në Gjykatën e Apelit, por harron sulmet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjykimit në Gjykatën e Apelit, duke e cilësuar ngjarjen si një akt kriminal që kërkon “përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit”.

Përmes rrjeteve sociale, Rama shkruan se kjo ngjarje duhet të shërbejë si nxitje për rritjen e sigurisë dhe ashpërsimin e dënimeve për armëmbajtjen pa leje. 

"Ngushëllime vëllazërore familjes së gjykatësit të ndjerë Astrit Kalaja dhe u prehtë në paqe

Agresioni kriminal mbi gjykatësin kërkon padyshim përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit.

Por kjo tragjedi kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, e cila përveçse sipas ligjit kërkon disa pajisje teknologjike, nuk mund të mbetet një çështje zgjedhjeje mes policish private në emër të pavarësisë së gjyqësorit!

Ndërkohë, kjo ngjarje tragjike besoj se është argumenti më i pakundërshtueshëm, për të mbështetur ashpërsimin domethënës në Kodin Penal të dënimit për armëmbajtjen pa leje dhe ngushtuar maksimalisht hapësirën për lojra me afatet në dëm të mbrojtjes prej zjarrit të armëve të paligjshme!

Lutem gjithashtu që ky moment kaq tronditës të nxisë edhe një reflektim për lehtësinë me të cilën trajtohet rëndom armëmbajtja pa leje në proceset gjyqësore", shkruan kryeministri. 

Rama reagon pas masakrës në Gjykatën e Apelit, por harron sulmet

Megjithatë, ky reagim vjen nga i njëjti kryeministër i cili shpesh herë ka zënë titujt kryesorë të mediave duke sulmuar publikisht gjyqtarët e prokurorët, duke i akuzuar për korrupsion, padrejtësi e madje “pengmarrje të shtetit”.

Jo rrallë, deklaratat e Ramës kanë qenë të ashpra ndaj sistemit të drejtësisë, sidomos në raste kur gjyqtarët kanë marrë vendime që nuk i kanë pëlqyer qeverisë, e shpesh duke minuar besimin e publikut tek drejtësia e re që ai pretendon se mbështet.

Gjyqtarët e sulmuar publikisht nga Rama: 

Marko Boshku, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, të cilin Rama e kritikoi publikisht për një vendim që vazhdonte rikthimin në detyrë të kreut të AMP-së Vlorë.

Hazbi Balliu , gjyqtar i sulmuar nga Rama për një vendim për sigurim padie ndaj një pallati të konfiskuar nga KKT, edhe pse padia dhe vendimi u bazuan në aktet e miratuara nga qeveria e tij e që sollën si pasojë legalizimin e shumicës së pallateve pa leje të konfiskuara në Tiranë.

Gjyqtari Klarent Demiri i cili sipas kryeministrit ka penguar ekzekutimin e vendimit për çlirimin e një “toke të zënë” dhe jo një herë, por dy herë.

Prokurorja e Shkodrës, Elsa Gjeli, e cila u akuza nga kryeministri Edi Rama lidhur me një vendimmarrje të saj për mosfillimin e procedimit penal për një ndërtim të pretenduar pa leje në fshatin Theth etj.

Kryeministri Rama akuzoi edhe gjyqtarin Ligoraq Toshi se nuk la lejuar prishjen e një ndërtese pa leje me kupolë xhami. S.GJ

Të fundit